basic toolkit cover image

Dokument Udhëzues bazik

Beginner
2 hours
FOR:
Journalists
What you'll learn

Parimet kryesore të gazetarisë së zgjidhjeve. Çfarë është ajo? Çfarë nuk është? Pse është e rëndësishme? Dhe si ta realizoni atë, nga ideja tek raportimi tek historia e përfunduar.

Welcome

Nëse jeni duke e lexuar këtë dokument udhëzues, kjo nënkupton – së paku – që ju jeni të intriguar nga gazetaria që ofron zgjidhje dhe se si ajo mund të rrisë aftësitë tuaja raportuese. Shumë mirë! Ne besojmë që gazetarët përfitojnë shumë kur ata kërkojnë përgjigje për probleme.

Një numër i artikujve bindës thjesht nuk mbulohen. Pse? Fusha e gazetarisë tradicionalisht ka qenë rezistente për t’i parë përgjigjet si brum legjitim për hulumtim. Disa raportues dhe redaktorë frikësohen se kjo mund të perceptohet si avokim, raportim sipërfaqësor apo marketing (PR). Këtu në Rrjetin e Gazetarisë që Ofron Zgjidhje (RrGOZ), misioni ynë është që të ndryshojmë këtë perceptim. Ne e definojmë gazetarinë që ofron zgjidhje si rigoroze, mbulim bindës i përgjigjeve ndaj problemeve sociale – raportim i bërë me standardet gazetareske më të larta.

Ne punojmë me një rrjet prej 170 redaksive dhe me mijëra gazetarë individualë për të treguar që nuk duhet të frikësohemi nga gazetaria e zgjidhjeve. Përkundrazi, është një mjet i rëndësishëm por pak i përdorur në xhepin e raportuesit.

RrGOZ është bashkë themeluar nga David Bornstein dhe Tina Rosenberg, raportues veteranë që shkruajnë kolumnën “Fixes” në New York Times, dhe Courtney E. Martin, një gazetare dhe autore që kishte fillimet e saj kur media online ishte në shpërthim e sipër. Që të tre kishin rrugëtime unike – nga tokat bujqësore në Indi, spitalet në Brazil, dhe Lagja e Nëntë në New Orleans – por që erdhën në përfundimin e njëjtë: nuk ka pasur konkurrencë të shëndoshë të mjaftueshme në mesin e gazetarëve për artikuj të mëdhenj në lidhje me zgjidhjet për problemet sociale në botë.

Mendimi i vjetër: ne mund të komprometojmë profesionalizmin tonë duke raportuar për zgjidhje. Mendimi i ri: ne komprometojmë profesionalizmin tonë duke mos raportuar zgjidhje. Si gazetarë, është detyra jonë që të kemi një pasqyrim të qartë për shoqërinë. Nëse dështojmë që të mbulojmë mënyrat e shumta se si njerëzit dhe institucionet përpiqen që të zgjidhin problemet – në mënyrë të suksesshme ose jo- ne dështojmë ta bëjmë punën tonë. Nëse ne mbulojmë vetëm problemet sistemike të shkollave, për shembull, dhe injorojmë modelet që janë duke u punuar për të përmirësuar arsimin, ne nuk jemi duke treguar të gjithë storjen.

Shumë nga ne bëhen gazetarë sepse dëshirojmë që të kemi një ndikim, që ta bëjmë botën më të mirë. Shpalosja e problemeve është vendimtare, natyrisht – por ndikimi rritet nëse krahas problemeve, ne po ashtu raportojmë se si njerëzit janë duke i zgjidhur ato. Për shembull gazetarët e fushës së arsimit në vazhdimësi shkruajnë artikuj të fuqishëm se si shkollat publike po i dështojnë fëmijët e varfër. Ata do të kishin shumë më shumë ndikim nëse do të raportonin mbi atë se si disa shkolla po edukojnë të gjithë nxënësit e tyre dhe si po arrijnë ta bëjnë këtë. Këto lloje të artikujve i rigjallërojnë lexuesit, dëgjuesit dhe shikuesit. Ato ndryshojnë debatin publik. Dhe ato ndryshojnë politikat.

Njerëzit nuk ndryshojnë vetëm sepse dikush i vë në pah problemet e tyre. Ne duhet të dimë që ndryshimi është i mundshëm dhe të gjenden modelet se si të bëhet kjo. Shoqëritë funksionojnë në të njëjtën mënyrë.

Qendra Mësimore për Gazetari që Ofron Zgjidhje është e dizajnuar për të gjithë ata që dëshirojnë të praktikojnë gazetarinë që ofron zgjidhje. Ne shpresojmë që leximi i këtyre faqeve do t’ia vlejë, pavarësisht nëse jeni veteran i gazetarisë së shkruar që kërkon të freskojë qasjen e vet, një videograf që është në mesin e karrierës së tij që dëshiron të rilidhet me arsyet origjinale për t’u bërë gazetar, një student i gazetarisë që dëshiron ta përcaktojë karrierën e vet apo diçka në mes të gjitha këtyre.

Qendra Mësimore i shpien përdoruesit përmes praktikës së gazetarisë që ofron zgjidhje nga hapi i parë, që është identifikimi i një përgjigje që ia vlen të hulumtohet, në atë të fundit: aktivizimin e lexuesit menjëherë pas publikimit. Nuk është e domosdoshme që ky doracak të lexohet nga fillimi në fund sikurse një libër tradicional. Ju mund të përzgjedhni seksionet që ju hynë më shumë në punë.  

Ne i gjejmë disa artikuj të gazetarisë që ofron zgjidhje në mënyrë që t’u ndihmojmë gjatë kohës së shkrimit. Përgjatë doracakut ju do të gjeni disa video dhe ushtrime interaktive që sjellin qasje për zgjidhje në jetë; vegëza për raste studimore dhe artikuj model nga Databaza e Arikujve që Ofrojnë Zgjidhje; dhe lidhje me burime tjera në ueb faqen tonë dhe të tjera. Përveç kësaj, kemi krijuar edhe udhëzues të veçantë për gazetarë që janë të fokusuar në shëndetësi, arsim dhe çështje të dhunës.

Ne e shohim këtë si dokument të gjallë dhe shpresojmë që do të jepni komente. Ju lutem na dërgoni komente, qoftë përmes emailit, twitter apo duke shkruar në qiell. Ne mirëpresim çfarëdo këshille që na ndihmon ta përmirësojmë këtë doracak dhe që të bëhet më i përdorshëm për rrjetin në rritje të njerëzve që përdorin gazetarinë që ofron zgjidhje.  

Ne presim që të dëgjojmë nga ju së shpejti!

“Kjo nuk është gazetari shërbyese në kuptimin tradicional; është në thelb gazetari rigoroze dhe hulumtuese.”

Paul Edwards
Paul Edwards
Former EIC of the Deseret News