Pse Gazetaria që Ofron Zgjidhje?
Teoria mbizotëruese e ndryshimit është që vënia në spikamë e problemeve sociale nxit reforma. Gazetarët veprojnë si sinjalizues dhe i shpërfaqin veprimet e gabuara, por përtej kësaj, ata kanë pak rol për të luajtur.
Ne besojmë që kjo teori e ndryshimit është e pamjaftueshme.
Përditë e më shumë është e pamjaftueshme për gazetarët që vetëm të theksojnë se çfarë është gabim dhe të shpresojmë që shoqëria të krijojë ligje më të mira ose të ofrojë mbikëqyrje më të mirë. Problemet e botës janë shumë të komplikuara dhe ndryshojnë shpejt. Njerëzit duhet të mësojnë për shembuj të besueshëm të zgjidhjeve të problemeve në mënyrë që të fuqizohen, t’i dallojnë aktorët e shkathët për të formësuar një shoqëri më të mirë. Në këtë kontekst, gazetaria duhet ta zgjerojë rolin e vet tradicional, duke vënë në pah përgjigjet e përshtatura ndaj sëmundjeve të ngulitura sociale. Për çfarë arsye tjetër do të donit të praktikonit gazetarinë që ofron zgjidhje?
Është vetëm gazetari e mirë.
Ndoshta e keni vënë re etiketën tonë që lexon “Storja e plotë”. Ne besojmë që gazetaria që ofron zgjidhje e bën gazetarinë ekzistuese më të saktë dhe më komplete. Gazetaria që dështon të mbulojë përgjigjet ndaj problemeve sociale ofron një pasqyrë të pasaktë dhe të anshme të realitetit – një që në fakt mund t’a dëmtojë shoqërinë. Duke nënvizuar rregullisht problemet por duke shmangur përgjigjet ndaj tyre, gazetarët bartin një kuptim të rremë që njerëzit nuk kanë provuar X gjëra, apo se nuk dinë se si të bëjnë më mirë.
E rritë angazhimin e lexuesit.
Artikujt që ofrojnë zgjidhje janë shpesh të strukturuar si “SieKaBërë”, ngjashëm si programet televizive CSI dhe House: dikush arrin rezultate që përbëjnë lajm, çfarë kanë bërë ata që të tjerët nuk kanë bërë? Nëse bëhet mirë, kjo qasje e ndërtimit të artikullit mund të marrë dhe mbajë vëmendjen e lexuesit. Artikujt që ofrojnë zgjidhje kanë gjasa më të mëdha që të shpërndahen në rrjete sociale. Pjesërisht kjo ndodh për shkak që dëgjuesit ndihen të fuqishëm, kanë më pak gjasa të shkëputen nga historia dhe janë më pak apatikë apo cinikë rreth problemit në fjalë. Kjo është përkrahur nga hulumtimi në shkenca sociale, si dhe nga hulumtimi që ne kemi përkrahur me Engaging News Project.
Mund të ketë një ndikim.
Duke treguar se si institucione të ndryshme ju qasen problemeve, gazetaria që ofron zgjidhje mund të shtyjë përpara diskursin publik. Në vend të së zakonshmes “ai tha, ajo tha”, ne kemi gjetur që në disa raste gazetaria e orientuar në zgjidhje mund të çojë në biseda më konstruktive dhe më pak përçarëse. Njerëzit nuk ndryshojnë thjesht vetëm sepse i vëni në pah problemet e tyre. Ata kanë nevojë për modele për ndryshime – njëjtë sikurse shoqëritë.