Heronj vs. Personazhe

Illustration of hero bust back to back to character bust

Reagimet sistematike për problemet e ngushta shoqërore kërkojnë më shumë se disa njerëz jo-ordinerë; kërkojnë ushtri me njerëz ordinerë që implementojnë teknika strategjike dhe efektive. Për këtë arsye gazetaria që ofron zgjidhje është më e përqendrueshme nëse storiet fokusohen në personazhe, tre-dimensionale dhe narrative te bindëshme, në vend të fokusit në “heronj”.

Si mund ta mbani veten të mos rrëshqitni në “adhurimin e heroit”, edhe kur e gjeni veten të impresionuar nga aftësia e dikujt për të udhëhequr ose zgjuarsia e tij/saj? Këtu janë disa këshilla:

 

  • Si gjithë shkrimet e mira, shfaqeni, mos tregoni. Observoni arkitektet e zgjidhjes dhe “klientët” në veprim dhe bëjeni vizualisht të kapshme për lexuesin tuaj. Sa më shumë të jeni në vend, aq më mirë.
  • Nëse raportoni ato që vëzhgoni pa përdorimin e mbiemrave redaktues si "të mahnitshëm" ose "të frikshëm", mund t'i lejoni lexuesit të nxjerrë përfundimet e veta për cilësitë e personazheve.
  • Mos harroni vlerën e shfaqjes së sfidave të personazheve. Kjo nuk është për t’i turpëruar apo dënuar ata, por për t'i bërë ata realë. Ndoshta drejtuesi i një organizate është një vizionar fantastik, por një menaxher jofunksional. Ose mbase ai nuk mund ta zgjerojë projektin sepse nuk mund të delegojë. Është më rendësi të mbahet mend që një storie që raporton për dikë ashtu siç është në të vërtet është më e dobishme për lexuesin sesa të shfaqësh një personazh si hero të përsosur.
  • Pas çdo storie në lidhje me një person të fuqishëm që ofron ndryshime, ekziston një privilegj i fshehur (investimi i madh i fillimit nga një i afërm, për shembull), një rezultat negativ me një bashkëpunëtor ose një dështim i keq. Mos u dramatizoni për hir të saj, por gjithashtu mos i leni anash momentet e errëta që mund të jenë mësimore.
  • Shikoni për personazhe më të rralla. Në fakt, shumë herë, përfituesi mund të jetë katalizator për një narrativë shumë më interesante se sa e sipërmarrësit. Ose konsideroni personat mbrenda organizatës, mirëpo ata që nuk kanë pozita udhëheqëse. Shumë herë persona të mrekullueshëm neglizhohen pasi që nuk shkruan Drejtor/eshë anash emrit të tyre. Geoff Dembicki, reporter në çështje të ndryshimeve klimatike, ofron një shembull: "U bë e qartë për mua që raportimi në tema të caktuara, siç është ndryshimi i klimës, ka tendencë të portretizojë të njëjtat arketipe: ambientalisti i nënshtruar, lobisti i zellshëm, konservatori injorant, etj. Ndonjëherë aspekti më tërheqës i një storie që ofron zgjidhje është zbulimi i arketipeve të reja. Mora shumë reagime pozitive në profilin tim si instalues libertarian për panele solare në Hawai, sepse ajo sfidoi klishetë që njerëzit kishin në atë se kush duhet dhe mund të jetë i interesuar rreth ambientit. Fakti që një arketip i ri i papritur tani po shfaqet në kokat tona hap mundësi të reja në diskutimin publik."

“Nuk mjfaton të gjeshë vetëm një individ luftëtari cili po punon për të ndryshuar një sistem të thyer, dhe ta profilizosh atë- qëllimi është, kur keni mundësi të shikoni më thellë nivelin e ndryshimit të sistemit në vend të individëve që mund të ilustrohen si heronj. Kjo më ka ndihmuar të mendoj për sfidat e raportimit në lidhje më narrativat e rreme rreth dhunës me armë- kjo formësoi vendimin tim, për shembull, jo vetëm për të profilizuar një individ spektakolar që lufton për të ndryshuar rrëfimin rreth të mbijetuarve nga krimi, por përkundrazi, për të profilizuar dy grupe që punojnë krah për krah për të riformuar një fushë të tërë të narracioneve për të mbijetuarit dhe për të ndërtuar diçka shumë më të madhe se shuma e pjesëve të tyre. Ne i gjetëm personazhet tanë brenda programeve që adresojnë nevojat dhe kemi punuar prapa, duke identifikuar pengesat, si dhe çështjet/statistikat që ndërlidhen me problemin”

Sarah Stillman portrait
Sarah Stillman
The New Yorker