Storje që Ofrojnë Zgjidhje të Mira...
... Përqendrohuni më shumë në ato që po ndodhin sesa kush po e bën.
Storjet që ofrojnë zgjidhje të mira kanë karaktere, ashtu si çdo storje. Por puna është zakonisht personazhi kryesor
… Përgjigjuni shumë pyetjeve “Si”.
Përveç pesë pyetjeve (kush, çfarë, kur, ku, pse), pyesni si. Ata futen në një meritë të keqe se si ndodh ndryshimi. David Bornstein, bashkëthemeluesi i SJN-së shpjegon: "Kur po intervistoja njerëzit për librin tim Princi i një ëndrre: Historia e bankës Grameen, kisha një listë prej 60 pyetjeve "si". Si e financuat këtë ide? Si kuptuat që njerëzit do të paguanin kreditë e tyre? Si vendosët që grupet të kenë pesë anëtarë? Si u përgjigjët kur mullahët frikësuan huamarrësit?"
... Mos u turpëro nga detajet
Kur Peg Tyre shkruajti “The Writing Revolution” i cili ekspoloroi si kurrikula e bazuar në shkrim çoi në përmirësime dramatike të rezultateve të testit në një shkollë mesme të Islandës, editorët e saj në The Atlantic ishin të shqetësuar se specifikiteti që ajo donte të përfshinte ishte jo stabil dhe do të largonte lexuesit. "Jo aspak", u përgjigj Peg. "Ishte sikur shfaqja televizive 'House'. Janë detajet ato që i japin storjes gjallëri. "Ne kemi parë tregime të orientuara në zgjidhje që detajet shpesh mund të shtojnë interes dhe besueshmëri.
... Vendosni personazhet në skena
Tregimet e orientuara drejt zgjidhjeve kanë tendencë të përqendrohen më pak në cilësitë e brendshme të personazhit (psh. altruizmi ose guximi) dhe më shumë në punën e personazhit. Paraqit një personazh që përpiqet të zgjidhë një problem me dështimin ose suksesin. Paraqit rezultatet që po i marrin dhe si dallojnë nga ajo që bëjnë të tjerët. Paraqit çfarë mund të mësohet nga kjo. Kjo ka përfitimin e shtuar për t'ju dhënë skena dinamike dhe narrativë të fortë.
... Mbaji lexuesit të fiksuar nga tensioni
Çdo tregim i mirë ka nevojë për tension, por nuk ka nevojë të ndodhë për shkak të përplasjes së dy palëve, siç është e parazgjedhur shpesh në mediat e sotme. Në një tregim të orientuar drejt zgjidhjeve, tensioni rrallë bie në "A do të kenë sukses?" kjo shpesh nënkuptohet në titullin kryesor apo përciellës. Përkundrazi, tensioni i përgjigjet pyetjeve, "Si do ta zgjidhin këtë problem që ka tronditur shumë të tjerët? Si i kapërcejnë pengesat në rrugën e tyre?"