Copëzat

Përkundër fokusimit në gazetari të bazuar në të dhëna në vitet e fundit, disa gazetarë ende qëndrojnë larg të dhënave të mëdha. Dhe kur gazetarët përdorin të dhëna, zakonisht është për të hulumtuar diçka negative. Të dhënat zakonisht informojnë hulumtimet gazetareske si psh: Cili qytet ka nivelin më të lartë të krimit? Ku është qeverisja më e dobët? Ku janë pabarazitë më të mëdha ekonomike në bazë të racës?

Ne sugjerojmë në mënyrë ndryshe për gazetarët rreth përdorimit të të dhënave- eksplorimi i devijuesve pozitivë, ose copëza të të dhënave që nxjerrin më të mirën e performuesve. Për shembull: Cili spital në Teksas ka nivelin më të ulët të infeksioneve? Cili vend ka pjesëmarrjen më të madhe të grave në qeveri?

Një devijues pozitiv është sinjal që diçka që ia vlen të bëhet lajm është duke ndodhur. Është detyra e gazetarit për ta bërë storien prapa devijuesit pozitiv- dhe duke bërë diçka të tillë, nxjerr në sipërfaqe informata që mund të jenë të vlefshme për njerëzit kudo që mund të jenë. Ndoshta spitali i Teksasit ka gjetur ndonjë mënyrë për të inkurajuar infermieret për të ngritur zërin kur doktorët nuk pastrojnë duart. Ndoshta autoritetet e burgjeve të shtetit kanë filluar me programe për kujdes të shëndetit mendor dhe trajtimit me barna për posa-të-liruarit nga burgu. Këto janë storie të rëndësishme. (Po ashtu, ka raste kur një devijues pozitiv nuk sinjalizon asgjë. Mund të ketë diçka të çuditshme në të dhëna, funksion i demografikave, ose matje e pa-saktë. Siç e cekëm më herët, është detyra e gazetarit/es ta zbulojë!)

Gazetaria e bazuar në devijues pozitiv funksionon prapa nga rezultatet e të dhënave. Disa gazetarë hezitojnë për t’u futur në gazetari që ofron zgjidhje për shkak të frikës se etiketohen si avokues ose përfaqësues të marrëdhënieve me publikun. Mirëpo me gazetari të bazuar në devijues pozitivë, të dhënat udhëheqin storien- kështu që hedhin poshtë konfuzionin e avokimit.

Herën tjetër kur do të shikoni të dhënat, këtu i keni disa mënyra për të konsideruar copëtimin për gjetjen e një devijuesi pozitiv të rëndësishëm. Kjo tabelë nuk ka për qëllim të jetë shteruese, por përkundrazi të nxisë paksa imagjinatën tuaj.

STRATEGJIAPËRSHKRIMISHEMBUJ TË ARTIKUJVE
Arsimi
Dhuna
NDRYSHO ME KALIMIN E KOHËS
Cili vend ka bërë përmirësime as të rëndësishme që përbëjnë lajm?High poverty, high test scores: Auburn school is a shouting success 
The Seattle Times
Police 'de-escalation' training — how it could help Chicago 
Chicago Tribune
KRAHASIMI ME KOLEGËT
Cili vend është duke vepruar më mirë se sa vendet e tij krahasuese?Live From Woodburn High 
OPB FM
Santa Ana's 10-year war on prostitution 
Orange County Register
METODA/ PRAKTIKA MË E MIRË
Cili vend po tregon sukses me ide inovative?From Class to Career 
WAMU Breaking Ground
The simple idea that could transform US criminal justice 
The Guardian
MBULIMI
Cili vend ka zgjeruar shumë mundësinë për zgjidhje?How One School District Used Buses to Bring the Internet Home 
Pacific Standard
Battling America's other PTSD crisis 
Yahoo! News
NËNGRUP
Cili grup ka përmirësuar rezultatet për një popullatë të posaçme?MPS looks to Oakland model to work differently with African-American Boys 
MinnPost
When Women Must Choose Between Abuse And Homelessness 
The Huffington Post
POLITIKA
Cila qeveri ka krijuar politika të reja të suksesshme për zgjidhjen e problemit?Los Angeles policy shift yields decline in school suspensions 
Los Angeles Daily News
How Conservative, Tough-On-Crime Utah Reined In Police Militarization 
Buzzfeed
PABARAZI
Cili vend në rezultate ka zvogëluar pabarazitë racore, gjeografike ose socio-ekonomike?Northfield program shrinks Latino achievement gap 
MPR News
How the Gun Control Debate Ignores Black Lives 
ProPublica
KOSTOJA
Cili vend ka ruajtur shërbim të mirë duke ulur koston?How this private college maintains a $1 billion endowment without charging tuition 
Business Insider
Preventing Crime for Pennies on the Dollar 
Freakonomics

“I jam qasur gjithë projektit ndryshe nga siç do kisha bërë. Kam filluar t’iu bëj pyetje burimeve rreth variantave pozitive, në vend të atyre negative, dhe iu kam kushtuar vëmendje fjalëve të urta. I kam përdorur këto informata për t’u fokusuar në temën për të cilën do të shkruaja”

Amelia Schonbek headshot
Amelia Schonbek
Gazetare