Gazetari që ofron zgjidhje në punën tuaj?

A jeni gati që të sillni gazetarinë që ofron zgjidhje në redaksinë tuaj në një mënyrë të qëndrueshme? Këtu janë disa nga praktikat më të mira të mbledhura nga bashkëpunimet e Rrjetit të Gazetarisë që Ofron Zgjidhje me redaksi të ndryshme:

Parashikoji dhe parandaloji keqkuptimet

Për shumë gazetarë, ideja e gazetarisë që ofron zgjidhje ka kuptim menjëherë. Por disa janë të paqartë në lidhje me qasjen, apo edhe me termin “gazetari që ofron zgjidhje”; mund të duket sikurse diçka që tingëllon si avokim, PR propagandë apo “lajm i mirë”. Disa thjesht nuk ndihen rehat që të provojnë diçka të re.

Qendra Mësimore e Rrjetit të Gazetarisë që Ofron Zgjidhje duhet t’ju përgatitë që të shmangni këto keqkuptime për gazetarinë që ofron zgjidhje. Për më shumë të dhëna, ju lutem vizitojeni faqen e Gjurmuesit të Storieve që Ofrojnë Zgjidhje apo aplikoni për të marrë pjesë fizikisht në punëtori në redaksitë tuaja.

Përgatituni që të rishikoni prioritetet e juaja të mbulimit

Problemet bërtasin; zgjidhjet pëshpëritin. Shumë artikuj të orientuar në zgjidhje të problemeve – rrëzimet e aeroplanëve, gjuajtjet e policisë, epidemitë, madje edhe reduktimet e ujit janë përballë jush; ato kërkojnë mbulim gazetaresk. Citatet zakonisht janë të lehta që të gjenden. Artikujt që kanë për qëllim zgjidhjen, në anën tjetër, rrallë janë lajme kryesore (edhe pse ato mund të jenë si vazhdimësi e lajmeve kryesore).

Për redaktorët e interesuar në gazetari që ofron zgjidhje, pyetja është se kur të investohen këto resurse të rralla të redaksisë në këso lloj artikujsh. Në fund të fundit, duhet të përballesh me pyetjet: Cilat janë temat më relevante, më të vlefshme që ne mund të sjellim tek audienca jonë? Çfarë po mungon nga preokupimi publik? Cilët janë artikujt që ne i bëjmë veç sepse i kemi bërë gjithmonë ato?

Presioni i burimeve në gazetari, sot, është duke i shtyrë shumë redaktorë që të rimendojnë supozimet e tyre për temat që duhet mbuluar. Në praktikë, kjo i bie që të shtrohen pyetje si: A duhet që t’i mbulojmë takimet e mbledhjeve të bordit të shkollës (prapë) – apo është koha që gazetarët tanë të shqyrtojnë se si shkollat janë duke ndryshuar qasjen e tyre ndaj disiplinës? Apo: A duhet të fokusohemi në gjuajtjet e fundit me armë – apo duhet që të dërgojmë gazetarin tonë në një qytet të afërt që ka një qasje funksionale për reduktimin e dhunës nga armët.

Kërko kampionët

Identifiko redaktorë apo autorë që mund të inkurajojnë kolegët që sistematikisht të pyesin, “A ka ndonjë kënd zgjidhjeje për këtë artikull? Kush po e bën këtë më mirë? Gjej njerëz që ndjejnë fuqishëm për sjelljen e gazetarisë që ofron zgjidhje në redaksi. Kërko nga ta që të mbajnë momentumin, madje edhe në mes të afateve të ngushta kohore. Nëse është e mundur, cakto kampion në secilin desk për të bërë këto pyetje. Me kalimin e kohës, kur reporterët përfitojnë përvojë me gazetarinë që ofron zgjidhje, kjo përgjigje do të bëhet shprehi. Reporterët fillojnë instinktivisht të bëjnë pyetje që nuk i kanë bërë më herët, dhe ata natyrshëm bëhen partnerë me mendim të njëjtë apo edhe mentorë për të tjerët.

Propozo një artikull ose seri artikujsh

Ndihmon shumë që të kemi në mendje disa ide për artikuj të arsyeshëm dhe relevantë kur i njofton stafin e redaksisë me gazetarinë që ofron zgjidhje. Këto ide, në rastin ideal do të duhej të rrisin potencialin e gazetarisë që ofron zgjidhje që të rrisë apo fuqizojë tutje raportimin mbi fushat prioritare. Në teori, këto ide duhet ta ndriçojnë potencialin qe gazetaria që ofron zgjidhje mund t’a zhvillojë apo shtrijë në fushat prioritare që mbulohen. Ideja është që ta lëvizim diskutimin nga hipotetikja në operacionale – nga “A duhet të bëjmë gazetari që ofron zgjidhje?” në “Si ia bëjmë për këtë artikull”? Shpjego se si artikulli mbulon një zbrazëtirë të madhe në fushën tuaj. Pastaj: Kush do të punojë në të? Cili është plani për media sociale? Inkurajo gazetarët që të trajtojnë artikuj të orientuar nga zgjidhja, por mos prit deri atëherë për të filluar.

Gjeja fillin

Përderisa lajmet arrijnë, gazetarët vijnë te ju me ide dhe planet për tema shpalosen në takimet ditore të redaksisë, përdorni mundësinë që të futni këndvështrimin e gazetarisë që ofron zgjidhje në këto tema. Pyetja e thjeshtë, “A ka këndvështrim që ofron zgjidhje këtu?”, mund të shndërrohet shpejtë në bashkëbisedim redaktorial ndaj një strategjia më të pasur dhe me produktive të strategjisë së lajmeve

Vendos caqe specifike

Si redaktor, mënyra më e lehtë për të integruar zgjidhje në temat tuaja është t’i pyesni gazetarët që të bëjnë atë dhe që t’u jepni kohë. Tregoju hapur se çfarë do të dëshironit të shihni. Ndoshta së paku është një artikull në muaj i profilit që ofron zgjidhje apo secili duhet të përfshijë pyetjen, “Kush është duke e bërë më mirë këtë?” në një hulumtim.

Theksojini raportimet kualitative që ofrojnë zgjidhje

Redaktorët mund ta përkrahin tutje këtë praktikë duke shpërblyer raportuesit që prodhojnë gazetari kualitative që ofron zgjidhje. Shpërblimi mund të jetë aq i thjeshtë sikurse urimi për një punë të bërë mirë, vendosja e artikullit në ballinë apo falënderimi brenda redaksisë për ata gazetarë që ndihmojnë të tjerët që të shohin forma kreative dhe të largohen nga format e vjetra të raportimit. Nganjëherë, shoqatat e gazetarëve dhe organizata tjera të gazetarisë do të japin vetë shpërblimet: Seria “Në kërkim të Sigurisë” e Fayetteville Observer ka fituar çmimin e parë nga Shoqata e Shtypit të Karolinës së Veriut në garën vjetore për raportim në ndërmarrësi Ndërsa, artikulli “Qendra e Edukimit” i Seattle Times ka fituar çmimin për Shkëlqesi në Gazetari në fushën e angazhimit në komunitet, e ky çmim u nda për herë të arë nga Redaktorët e Mediave të Shkruara.

MERRNI SHËNIME!

Asgjë në këtë kurs nuk bëhet me qëllimin që kjo të duket e lehtë: Nxitja e ndryshimit organizativ është skajshmërisht e vështirë. Revista të tëra akademike janë të përkushtuara që të kuptojnë pse njerëzit i rezistojnë ndryshimit. E kur kjo kombinohet me ambientin e lajmeve që është kaotik, nganjëherë me besime shumë rigjide mbi rolin e gazetarëve dhe presionin kohor që nuk ndalet kurrë – atëherë mund të kuptohet lehtë që edhe ndryshimet më të vogla të praktikave në një redaksi mund të jenë të vështira. Sidoqoftë, me njohuritë e juaja të reja, ju jeni të pajisur mirë për të filluar praktikën e ofrimit të zgjidhjeve të fuqishme në redaksinë e juaj.