Raportimi që ofron mësime rreth dështimeve
Disi fraza “Gazetari që ofron zgjidhje” është term i gabuar. Shumë njerëz kur e dëgjojnë për herë të parë, fjala “zgjidhje” nënkupton që gazetari/ja disi po pretendon se është zgjidhja. (Shpresojmë që deri tani, ju kemi bindur për këtë nocion).
Në realitet, ne jemi të interesuar që gazetarët të mbulojnë/përfshijnë reagimet ndaj problemeve, pa marrë parasysh se sa mirë janë duke funksionuar ato. Gazetarët duhet të jenë të vetëdijshëm në atë se çfarë po funksionon dhe çfarë jo. Qëllimi kryesor i storieve që ofrojnë zgjidhje është të shfaqin njohuri praktike për shoqërinë se si një problem, apo probleme të ngjashme, mund të adresohen më efektivisht.
Në këtë definicion, do të ishte e mundur të sillni zgjidhje për një reagim që duket se është duke dështuar- përderisa e vetëdijesoni shoqërinë në një mënyrë apo tjetër. Këtu janë disa mënyra se si mund të bëni diçka të tillë:
Krahasojeni atë çfarë po dështon me një alternativë të ngjashme mirëpo të suksesshme.
Fatkeqësisht, Ebola u shpërnda shumë shpejt në Afrikën Perëndimore në verën e vitit 2014. Kishte shumë storie të shkruara për gjendjen e rëndë të shteteve si Sierra Leone. Mirëpo në gusht, Catherine Byaruhanga nga BBC kishte raportuar në lidhje me Ugandën, shtet në Afrikën lindore, që kishte kontrolluar shpërndarjen e Ebolës përmes një sistemi monitorues shëndetësor. Storia e saj ka luajtur rol unik në informimin e komunitetit ndërkombëtar për përmirësime potenciale.
Sigurohuni të nxjerrni mësime nga dështimi.
Kur intervistoni njerëz në lidhje me një dështim, pyetni ata “çka mund të mësojnë të tjerët nga kjo? Çka ishte dashur të bëhej ndryshe?” Këto pyetje mund ta dërgojnë storien tuaj përtej tipikes, ku shkruhet për një reagim të dështuar.
Jeni të hapur ndaj hijeve gri.
Shumë rrallë mund të klasifikohet diçka si një dështim total, ose në të kundërtën sukses i kompletuar. Nëse e shikoni një problem me kujdes, do shihni hije gri. Për shembull, Jeffrey J. Silingo nga New York Times, duke ekzaminuar atë që ai quante “hype cycle” rreth MOOCs (kurse masive online të hapura) kishte nxjerrë përfundimin që edhe pse kishin dështuar të arrijnë pritshmërinë për të demokratizuar arsimin, ata “janë bërë një shtesë e rëndësishme për mësimin në klasë dhe një mjet për zhvillimin profesional.”
Diskutoni pse njerëzit janë të tërhequr drejt një ideje të dështuar.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse planifikoni të hiqni një ide që ka tërhequr shumë sy dhe/ose para investitorësh. Merreni, shembull, këpucët TOMS, njëri nga bizneset “blej një palë, merr një palë falas” më të popullarizuara. Shumë klientë kanë menduar që ky model është i mrekullueshëm për të bërë blerje përderisa janë duke bërë botën më të mirë. Mirëpo, shumë raportime tregojnë që ndërtimi i një fabrike lokale për këpucë do të kishte më shumë ndikim se dhurimi i këpucëve të prodhuara jashtë vendit. Një storie e kompletuar për të metat e TOMS duhet të përfshijë atë se pse TOMS ishte mirëpritur me aq entuziazëm. (Në këtë rast, klientë qëllim-mirë janë vetëdijesuar dhe TOMS në fakt ka ndryshuar modelin e biznesit).