Si ta di që është Gazetari që Ofron Zgjidhje

Këtu janë pesë kritere që aplikohen kur shkruan/prodhon artikuj që ofrojnë zgjidhje. Jo të gjithë artikujt do t’i plotësojnë këto kritere, dhe kjo është në rregull – por ne shpresojmë që kjo do ta inspirojë mendimin tuaj.

1
Fokusohet thellësisht në përgjigje të një problem social

Testi i acidit: Nëse storja nuk përshkruan një përgjigje, nuk është gazetari që ofron zgjidhje. Ajo përgjigje duhet të shpjegohet në kontekst të problemit që mundohet ta adresojë. Dokumentimi i shkaqeve të atij problemi do ta qartësojë mundësinë për një zgjidhje që krijon peshë dhe ndikim.

2
Vlerëson se si përgjigja funksionon në detaje kuptimplota

Një artikull i shkëlqyer që ofron zgjidhje hulumton mënyrat e zgjidhjes së problemit, duke hulumtuar pyetje si: Çfarë modele janë duke pasur sukses në përmirësimin e një rezultati arsimor dhe se si punojnë ata në të vërtetë? Narrativi ndërtohet nga zgjidhja e problemit dhe tensioni vendoset në vështirësinë e natyrshme në zgjidhjen e një problemi.

3
Përqendrohet në efikasitet, jo në qëllime të mira, duke paraqitur faktet që janë në dispozicion.

Gazetaria që ofron zgjidhje ka të bëjë me ide – por sikurse e gjithë gazetaria e mirë, përcaktimi se çka funksionon (apo nuk funksionon) përkrahet, aty ku është e mundur, nga faktet e mjaftueshme.

4
Ofron jo vetëm inspirim, por edhe perspektivë që të tjerët mund të përdorin

Çfarë e bënë bindëse gazetarinë që ofron zgjidhje është zbulimi – rruga që e sjell lexuesin apo shikuesin në një perceptim se si funksionon bota dhe, ndoshta, se si ajo mund të bëhet më e mirë.

5
Diskuton se çfarë nuk është duke funksionuar me qasjen.

Nuk ka një zgjidhje të përsosur për një problem social. Secila përgjigje ka kërkesat, kufizimet dhe rreziqet e veta.

“Ndjeva një dozë të madhe të kënaqësisë jo vetëm sepse po e vajtoja një problem në Philly, por po ashtu po u ofroja lexuesve disa ide të reja. Dhe mendoj që përgjigja në media sociale ka theksuar faktin që njerëzit po kërkojnë këtë lloj të angazhimit më shumë, ngase nxit më shumë dialog.”

David Gambacorta headshot
David Gambacorta
Philadelphia Magazine!