Si ta di që nuk është Gazetari që Ofron Zgjidhje

newspaper wearing disguise glasses

Ne kemi gjetur që për të shpjeguar se çfarë gazetaria që ofron zgjidhje, shpesh është më efektive që të shpjegohet se çfarë nuk është ajo. Këtu janë shtatë lloje të mashtruesve të gazetarisë që ofron zgjidhje që i kemi parë në media më herët.  

Lartësimi i heronjve

Këta janë artikuj që u thurin lavde individëve shpeshherë në llogari të vetë idesë që ai individ ofron si shembull. Në vend që të flasë për meritat e qasjes që një individ po i shtyn përpara, artikulli fokusohet vetëm në vendimin e personit që ka lënë një punë që paguhet shumë që ta shpëtojë botën.

Shkopi magjik

Këta artikuj zakonisht gjenden në seksionet e teknologjisë dhe inovacionit. Ata i përshkruajnë veglat e reja me terma glorifikues – duke ju referuar atyre, si p.sh., si “shpëtimtarë të jetës”. Po ashtu, një shënim: Paraja konsiderohet nganjëherë si plumb i argjendtë.

Favorizim për një mik

Nganjëherë mund ta vëreni këtë mashtrim sepse shpirti apo zëri dominues është ai i një organizate të profilizuar. Sikurse artikulli “Plumbi i Argjendtë”, nuk ka shumë nga paragrafët ‘për të qenë të sigurt’, p.sh. vëmendje te suksesi – dhe duket si marketing lehtas i maskuar.

Think Tank (Analitike)

Gazetaria opinioniste mund të hulumtojë zgjidhje nëse ajo përmban raportim të vërtetë rreth përgjigjeve ekzistuese ndaj problemeve (dhe rezultateve). Por “gazetaria think tank” referohet në gazetari që propozon gjëra që akoma nuk ekzistojnë.

Aktivisti i çastit

Sapo ta shohin fjalën ‘gazetari që ofron zgjidhje’ shumë njerëz mendojnë që ne po promovojmë artikuj që u kërkojnë lexuesve që të klikojnë një buton në fund dhe të japin 5$ për një kauzë të caktuar. Këta artikuj ofrojnë një lutje emocionale dhe pastaj kërkojnë përkrahje për një qëllim të caktuar si mjete për të ‘zgjidhur’ atë çështje.

Ideja e dhënë për problemin

Ky është një paragraf ose audio incizim në fund të një storje që shtjellon problemin që jep avokimin se si të zgjidhet ai. Zgjidhjet nuk konsiderohen me seriozitet real por vetëm janë të dhëna si një ide e dalë nga rasti.

Ëmbëlsira në fund

Ky lloj i artikullit është i veçantë dhe shfaqet vetëm një herë. Kjo zakonisht shfaqet në fund të edicionit të lajmeve të mbrëmjes ose për Ditën e Falënderimeve, në formën e një fëmije me një shtand ku shitet limonada apo një djali që bëri një karrocë për derrin e tij të dashur (derri në mënyrë ironike ishte quajtur “Chris P. Bacon”). Kjo u tregon shikuesve që bota ka njerëz të mirë që bëjnë gjëra të bukura, por nuk merret me çështje strukturore të cilat ne dëshirojmë që t’i adresojë gazetaria që ofron zgjidhje.

“Nuk mendoj që konfrontimi i ashpër me njerëzit për dështimet e tyre dhe ‘nxënja’ e kokës është mënyra më e mirë për të lëvizur gozhdën”

Claudia Rowe portrait
Claudia Rowe
The Seattle Times