Vetingu një histori e orientuar në zgjidhje: Prezantimi

Në këtë fazë, ju potencialisht keni gjetur një storje bindëse. Si e dini nësë është e mirë?

Si për çdo storje, duhet ta kontrolloni idenë

Së pari, ndiqni rregullat e gazetarisë së mirë. Mundohuni të gjeni shumë këndvështrime gjatë raportimit të një storjeje. Intevistoni njerëz që nuk kanë interes në të dhënat për rezultatin e ndërhyrjes. Mendoni se ku i marrin fondet burimet tuaja. 

Gjykimi i nevojshëm për të identifikuar një storje të zgjidhjeve të mira është i ngjashëm me gjykimin e nevojshëm për të identifikuar një histori të mirë problematike: çfarë ndodhi dhe si e dimë që ndodhi? Dallimi është te pasojat e përceptuara mund të jenë të gabuara. Në gazetari, të thuash diçka është problem e të gabosh është kundërvajtje. Të thuash se diçka po funksionon dhe të jesh gabim është krim. "Tepër i besueshëm" është një nga gjërat më të këqija që mund ta quani një gazetarë. Si ta shmangni atë? 

 

Mos pretendo shumë.

 

Mos nënkuptoni se problemi është zgjidhur- me siguri nuk është ashtu. Mos njoftoni se kjo është zgjidhja më e mirë – nuk mund ta dini këtë. Mos parashiko se do të zgjasë- ka mundësi që jo. Kufizoni veten në raportimin e lajmeve; diçka po ndodh dhe provat po tregojnë këtë. Si me storjen tradicionale, "provat" nuk janë të dhëna. Mund të gjendet në intervista, në terren- të gjitha mënyrat që gazetarët mbledhin informacion. Asnjë zgjidhje nuk është përfekte. Sigurohuni që të raportoni për kufizimet dhe dobësitë e tij.

Një kujdes i tillë është mbrojtës. Nuk keni nevojë të shqetësoheni duke luajtur avokatin nëse nuk bëni premtime. Nëse zgjidhja bie disa muaj më vonë, nuk do të dukeni se keni faj, sepse thjesht keni mbuluar ngjarjen që po ndodhte në atë kohë.

Këto udhëzime gjithashtu janë çliruese. Nuk duhet të përpiqeni të renditni dhe krahasoni zgjidhjet për të gjetur më të suksesshmen. Jeni të lirë të shkruani për zgjidhje që janë pjesërisht të suksesshsme- apo të pasuksesshme, për sa kohë që është dështim interesant ose i rëndësishëm dhe mund t'ua shpjegoni lexuesve pse po e mbuloni (shihni seksionin tonë mbi dështimin). Thjesht po kërkoni për një storje të mirë.

Merrni këndvështrimin e kundërt

 

 

 

Është shumë e rëndësishme që historia e zgjidhjeve të përfshijë skeptikë të informuar. Dëgjimi dhe përfshirja e këndvështrimeve të ndryshme – veçanarisht kur bëhet fjalë për një temë relarivisht të paprovuar- do t'i japë gazetarisë tuaj shumë peshë.

 

 

Përdorni të dhënat për të punuar mbrapsht nga rezultati kur kjo është e mundur.

 

Siç tegohet në seksionin Slices kjo ju jep nivel komoditeti. Thoshte: mbaj mend që edhe me numra, mund të jetë ndonjë interes për mbledhjen dhe ndarjen e tyre.

Jini tepër të kujdesshëm. Subjektet tuaja mund të nxitojnë të flasin me ju për një ngjarje të zgjidhjes. Por ju nuk duhet të nxitoheni t’i besoni. Merrni provat për të mbështetur çdo pretendim të suksesit.

“Duhet të jetë ngritur një problem apo marrëveshje e përbashkët që ka një jë problem. Shihni përgjigjet. Duhet të ketë ndonjë mënyrë të matjes së efikasitetit të saj. Nëse thjesht është anekdotike, nese kemi vetëm njerëz që thonë 'Oh, kjo është e shkëlqyeshme', kjo nuk është e mjaftueshme. Na duhet një mënyrë ta matim. Nëse përgjigja apo zgjidhja erdhi sepse dikush hedhi para në të, ne me siguri që nuk jemi të interesuar në të sepse kjo parandalon shumë vende tjera nga të qenit në gjendje ta përsërisin ose provojnë vetë atë. Kjo flet për një gjë tjetër që ne kërkojmë. A është përgjigja apo zgjidhja e shkallëzuar? A mund të zhvendoset diku tjetër?”

Janet Horne Henderson portrait
Janet Horne Henderson
The Seattle Times